Pyetje të Shpeshta

Çfarë shërbimesh ofron Golden Consulting Group?

Golden Consulting Group ofron shërbime të ndryshme si rekrutimi, udhëtimi, TIA (e-visa), konsulencë e përgjithshme, marketing dhe dizenjim website.

Kush mund të aplikojë për punësimin e pakualifikuar sipas nenit 26(2)?

Mundësia e punësimit në Gjermani për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi). Gjithashtu mund të përfitojnë të gjithë ata individë të cilët posedojnë një pasaportë/leje qëndrimi të një shteti të Bashkimit Europian (BE).

Cila është procedura që duhet të ndjek për të aplikuar për punësimin sipas nenit 26(2)?

Procedura përfshin 6 hapa të cilat janë aplikimi për punë, marrja e vendit të punës, aplikimi për miratimin paraprak në Zyrën e Punës në Gjermani, marrja e miratimit paraprak dhe rezervimi i takimit në Visa Metric, dorëzimi i dosjes dhe kryerja e pagesës së tarifave të ambasadës dhe Visa Metric dhe marrja e vizës së punës dhe ardhja në Gjermani.

Sa është paga minimale për orë pune në Gjermani?

Nga data 1 Janar 2025, paga minimale është rritur nga 12.41€ në 12.82€ për orë pune. Paga minimale në restorante franchise (si Burger King, KFC, McDonald’s etj.) fillon nga 13.02€ për orë pune.

Cilat janë procedurat që duhet të ndjekim pasi arrijmë në Gjermani?

Hapat që duhet të ndiqni pasi vini në Gjermani janë regjistrimi në zyrën e qytetit (Anmeldung), hapja e një llogarie bankare (Girokonto), sigurimi shëndetësor (Krankenversicherung), marrja e një numri identifikimi tatimor (Steueridentifikationsnummer), marrja e lejes së qëndrimit dhe mësimi i gjuhës gjermane.

Sa është kriteri për hapësirën e banimit në metra katrorë dhe numri i dhomave për bashkimin familjar?

Sipas ligjit gjerman kërkohet që banesa të ketë një sipërfaqe të mjaftueshme banimi. Në përgjithësi, kërkohet që banesa të ofrojë rreth 12 metra katrorë për çdo anëtar të familjes mbi moshën 6 vjeç dhe 9 metra katrorë për çdo anëtar nën moshën 6 vjeç. Nuk ka një numër specifik të përcaktuar për dhomat.

Nëse partneri/ja jeton në Gjermani, a mund të procedoj me aplikimin për kontratë pune dhe të marr dhe fëmijët?

Nëse partneri/ja juaj ka një vizë pune dhe ju pajiseni gjithashtu me një vizë pune, atëherë fëmija mund të pajiset menjëherë me vizë për bashkim familjar.

Kur është e arsyeshme për të aplikuar për zgjatjen e vizës në Gjermani?

Afati për aplikimin për zgjatjen e vizës në Gjermani mund të ndryshojë në varësi të qytetit ku ndodheni dhe ngarkesës së Zyrës për të Huajt (Ausländerbehörde). Për të shmangur vonesat, këshillohet të aplikoni 1-3 muaj para skadimit të vizës. Në qytetet me ngarkesë të lartë, mund të jetë e nevojshme të aplikoni dhe më herët.

Nëse jemi të pajisur me vizë pune, a mund të aplikojmë për një Minijob dhe sa është kufiri i të ardhurave?

Aplikimi për një minijob kur jeni të pajisur me një vizë pune në Gjermani është i mundur. Nga Janari 2025, kufiri i të ardhurave për punët Minijob rritet nga 538€ në 556€ në muaj.

Kur procedon me miratimin paraprak, përgjigjja vjen vetëm në rastin kur është pozitive apo edhe negative?

Përgjigjja e aplikimit për miratim paraprak mund të jetë pozitive ose negative, në varësi të përmbushjes së kritereve dhe të dhënave të paraqitura në aplikim.